Në spitalin e Gotingenit në Gjermani lindi para kohe një foshnje 25 javëshe , 275 gramë, duke krijuar një shok të madh në botën mjekësore. Fotot e para të fëmijës me peshë më të vogël se një kanoçe kokakole u publikuan vetëm dje.
Për javë të tëra doktorët e kanë mbajtur në jetë me mjete ndihmëse ndërsa gjatë muajit dhjetor ai iu bashkua familjes së tij.
Doktorët janë të bindur në jetëgjatësinë e fëmijës me gjatësi 27 centimetër, të cilin e quajtën gishtëza Tom.
Si pasojë e problemeve të ndryshme shëndetësore të së ëmës, fetusi lindi 15 javë para kohës normale, dhe për gjashtë muaj, derisa arriti peshën normale prej 3.7 kilogramësh ai u mbajt në inkubator nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Kjo është foshnja e parë (djalë) që arrin të mbijetojë me këtë peshë. Më parë luftën për të jetuar e fituan tre vajza nga 244 gramë.



