Asteroidi Apophis, i zbuluar qysh në vitin 2004 mësohet se ka shkaktuar brengë, për shkak se llogaritë e para tregonin se ekziston mundësi relativisht e madhe që ta godasë Tokën apo Hënën, në vitin 2029.
Mirëpo me vonë doli se kjo nuk është e saktë, por se do të kalojë pranë Tokës dhe satelitit tonë, por ekziston një mundësi shumë e vogël që
Apophisi, me rastin e kalimit pranë Tokës, të kalojë nëpër të ashtuquajturën “vrima e bravës e gravitacionit”, e cila rrugën e tij do ta ndryshonte ashtu që do të kthehej dhe do ta godiste Tokën në vitin 2036.
Bëhet e ditur se vrima e bravës e gravitacionit është hapësirë në kozmos me diametër as 400 metra, e cila do ta orientonte Apophisin në rrugën e cila do ta çonte në kolizion me Tokën më 13 prill të vitit 2036 (do të jetë kjo e diel).
Llogari të mëtejshme kanë treguar se Apophisi megjithatë nuk do ta godasë “vrimën e bravës”, kështu që shkalla zyrtare e rrezikut prej tij është zvogëluar.
Ndonëse besohet se gjasat e goditjes së tij në vitin 2036 janë 1:45.000, kurse mundësia e goditjes së mëvonshme në vitin 2037 astronomisht e vogël 1:12,3 milionë, shoqata amerikane Planetary Society ka ofruar shpërblimin prej 50.000 dollarësh për planin më të mirë për vendosjen e aparateve për përcjelljen e asteroidit në të apo në afërsi të tij.



