NASA: Tërmeti në Kili e ka shkurtuar ditën

Tërmeti me përmasa shkatërruese që goditi Kilin më 27 shkurt, duke shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve, me siguri ka zhvendosur boshtin e Tokës dhe kështu ka shkaktuar edhe shkurtimin e ditës, ka njoftuar Agjencia Kozmike Amerikane, NASA.

Tërmetet mund të shkaktojnë lëvizjen për disa metra të shkëmbinjve qindra kilometrash, që ndryshon shpërndarjen e peshës në planet dhe kjo ndikon në rrotullimin e Tokës,  ka thënë gjeofizicienti i Agjencisë NASA, Richard Gross.

“Vlerësimet tregojnë se gjatësia e ditës me siguri është shkurtuar për 1,26 mikrosekunda (një e milionta pjesë e sekundës)”, ka deklaruar Gross dhe ka shtuar se boshti rreth të cilit është e shpërndarë masa tokësore me siguri ka lëvizur për rreth tetë centimetra.

Thuhet se për llogaritjen e atyre ndryshimeve shkencëtarët e agjencisë kozmike amerikane kanë shfrytëzuar modelet kompjuterike.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: