Një 13 vjeçare, është dënuar nga Gjykata në Arabinë Saudite me 90 shuplaka fytyrës dhe dy muaj burg vetëm pse ka përdorur celularin në klasë.
Vendimin e mori një gjykate fetare në Jubail. Emri i të dënuarës mbetët anonym.
Ligjet në Arabine Saudite ndalojne mbajtjen e celulareve në shkolla dhe pavaresisht se nxënësit që mund ta shkelin ndonjehere këtë ligj jane kryesisht mosha të vogla, autoritetet gjyqesore e nuk bëjnë asnjë lëshim.
Organizatat e ndryshme të të drejtave civile jane vënë në lëvizje për të penguar zbatimin e këtij vendimi por ka pak gjasa që kjo të ndodhë. Para tre vjetesh, të njëjtat organizata nuk kanë mundur të anulojnë vendimin me 200 gjuajtje me thuper pasi i folen keq profesorit të tyre.



