Hyn në shtëpi për të vjedhur, përgatit pulë të pjekur për drekë

Një hajdut u fut në një shtëpi në Pensilvaninë lindore, pastaj pastrohet në banjo, shkurton flokët dhe i përgatit vetës drekë, njofton "Metro".

De Jose Garcia gjatë vjedhjes bëri gjithçka që të ndjehej sa më komod në shtëpi.

Ai me gur theu dritaret para shtëpisë, hyri në shtëpi, kontrolloi çdo dhomë për të vjedhur, mori disa piktura nga muret. Pastaj ngadalë u pastrua në banjo, shkurtoi flokët, skuqi një pulë dhe i qetë qëndroi në në dhomën e ndejes.

Pronari i shtëpisë Kraus Grace e gjeti atë të ulur mbi shtrat duke shikuar televizor. Meqë hajduti nuk u largua pronari i shtëpisë thirri policinë. Ai më pas u arrestua për vjedhje dhe thyerje të shtëpisë.



 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: