Meteoriti godet klinikën mjekësore

Mjekët e një zyre të vogël në shtetin amerikan të Virxhinias ishin të habitur kur panë madhësinë e meteoritit si topi i tenisit, i cili bëri një vrimë në çati.

Doktor Frank Campi tha se guri ra të hënën në klinikë mjekësore në zonën Lorton, rreth 30 kilometra në jugperëndim të Uashingtonit. Nuk ka të plagosur.

Campi tha se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë dhe më pas gjeti një meteorit në tavan që kishte rënë nga çatia e thyer. Guri peshon rreth 250 gram.

Përfaqësuesit e Institutit "Smithsonian" kanë konfirmuar se bëhet fjalë tamam për  një meteorit. Ekspertët kanë vlerësuar se guri kishte goditur shtëpinw në shpejtësi prej rreth 350 kilometra në orë.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: