Gruaja përplas veturën në garazh dhe hidhet në lumë

Pensionistja Devon duke u përpjekur ta kthejë makinën e saj nga garazhi ka ecur para, godititi një mur, e shkatërrojë atë dhe u gjuajt në lumë me veturë

Ajo shpëtoi me lëndime të lehta pas një gabimi që bëri në veturë duke prishur murin me tulla në shtëpinë e saj në Chillaton afër Liftonit.

Ajo u përpoq të manovrojë marshin prapa në garazhin e saj por u fut në panik, raporton Daily Telegraph. Në atë konfuzion, makina mori kahen e kundërt u nis para me shpejtësi.

Makina zbriti teposhtë, kurse 70 vjeçarja mbeti e bllokuar brenda pa mundur të bëj asgjë. Fqinji i stresuar thirri 999.

Shërbimet e urgjencës nxituan në vendin e ngjarjes e liruan Devonin dhe e dërguan në spitalin në Plymouth për trajtim të lëndimeve të lehta në këmbë.

Një zëdhënës i policisë tha: "Gruaja u përpoq të kthejë makinën nga garazhi, kur ajo goditi murin anësor. Ajo në panik ngatërroj marshin, vetura shkatërroi murin dhe ra në përrockë.  Makina e saj u gjet në lumë me rrotat e para nën ujë, por për fat të mirë ajo ishte kryesisht shëndoshë e mirë."

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: