Një burrë u arrestua me akuzat e terrorizmit dhe iu ndalua hyrja në aeroportin e Donkasterit për deklaratat e dhëna në “Tviter” se do ta ngris " aeroportin në ajër" në qoftë se fluturimi i tij vonohet, njofton "Daily Telegraph.
Poj Chambers shkroi një mesazh, me gjashtë janar, kur për shkak të borës vonohej fluturimi i tij në Irlandë deri më 15 janar. Aeroporti "Robin Hood ' u mbyll në atë kohë. Ju keni një javë për të zgjidhur problemin dhe unë do ta hedh në ajër aeroportin!", shkroi ai në mesazhin e tij. Edhe pse kishin për qëllim të talleshin në këtë mënyrë me shokët, ky ishte një kërcënim i rëndë për policinë , e cila u gjend në shtëpinë e tij sakaç. "Unë mendova mos ndoshta ndonjë nga familjarët të ketë pësuar diçka. Pastaj policia tha se më arrestonin për terrorizëm për mesazhin tim në Tviter”.
Ai u arrestua me dyshimin se planifikonte për të hedhur në erë aeroportin "Robin Hood" në Donkaster dhe të cilin e dërguan në stacionin e policisë ku u mor në pyetje për shtatë orë.
"Unë iu shpjegova çdo gjë lidhur Tviter-in, sepse ata kurrë nuk kishin dëgjuar për atë. Intervistuesi gjithmonë më pyeste, pse mendoni se ka ndodhur kjo? dhe përsëriste se kjo është për shkak se ne jetojmë në një botë ku i nënshtrohemi vazhdimisht kërcënimeve të vazhdueshme të bombave. "
Ai u lirua me kusht, por policia do të vazhdojë të hetojë rastin, dhe pse tashmë mesazhi i tij është fshirë nga kompjuteri i tij. Atij i është ndaluar përgjithmonë që të udhëtojë përmes aeroportit, "Robin Hood".
"Kurrë nuk kam menduar se edhe ata mund të më arrestojnë mua vetëm pse bëra një shaka të mirë në Tviter. Unë jam plotësisht i qetë dhe i parrezikshëm për njerëzit," tha ai.



