Fikni dritat për të rritur lindshmërinë

Punëtorëve të qeverisë së Koresë së Jugut u është dhënë një mësim i pazakontë - shkoni në shtëpi, fikni dritat e bëni fëmijë.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë do të fikin dritat në të gjithë ndërtesën në orën 19 të së mërkurës, raporton BBC.

Ata duan të inkurajojnë personelin për të shkuar në shtëpi dhe në mbrëmje me pasion të flenë gra e burra që të lindin fëmijë.

Eksperimenti do të përsëritet çdo muaj me një orvatje për të rritur normën e lindjes në vendit, e cila është një nga më të ultat në botë.

Ministria e Shëndetësisë, në këtë mënyrë beson se punëtorët e saj do të drejtojnë makinën, do të shkojnë në shtëpi, të fikin dritat për të bërë fëmijë. Kjo ministri beson se shembullin e parë duhet ta ndjekin punëtorët e saj. 

Kjo është një ofertë për zyrtarët duke iu dhënë dhurata dhe organizuar tubime sociale me shpresën se do të nxisin dashuri më të madhe ndër burokratët.

Por kritikët thonë se reformat e këtilla kanë një kosto të madhe për arsye se fëmijët duan kujdes të madh, duan edukim duke filluar nga familja dhe janë kundër një forme të tillë të nxitmshmërisë

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: