Personi me probleme të memories lë djalin në tren

Një burrë kinez me probleme memorie la djalin e tij në një tren - dhe nuk e kuptoi këtë për pesë ditë.

Qu Yuxue, 44 vjeçar, nga Changchun, në verilindje të provincës Jilin të Kinës, tani është bashkuar me pesë-vjeçarin Qu Pengxiang.

Por babai me mendje të mangët iu deshën dy muaj për të gjetur djalin e vogël, i cili ishte dërguar në një jetimore, raporton Kultura Express.

Mr Qu dhe Pengxiang ishin futur në tren gjashtë orë udhëtim nga Qiqihaer në Changchun por pas mbërritjes, babai doli i vetëm jashtë, duke lënë djalin në gjumë.

Gruaja e tij kishte shkuar tek prindërit e saj, pas një grindje që kishte pasur me të shoqin, përpara se zoti Qu e kuptoi se diçka po i mungonte.

Mr Qu thotë se ai ka pësuar probleme të kujtesës për shkak të një aksidenti në punë, kur ai u godit në kokë nga një hekur, katër vjet më parë.

"Unë nuk guxoj t’i them gruas sime se kisha humbur djalin tonë," tha ai.

Në fund, motra e tmerruar nga lajmi iu bashkua çiftit në kërkim të djalit të tyre.

Ata kontaktuan autoritetet hekurudhore dhe zbuluan më në fund se Pengxiang kishte dalë nga treni pasi ishte zgjuar.

Ai nuk ishte në gjendje të shpjegojë se çfarë kishte ndodhur kështu që e dërguan në një jetimore në Tieling. Familja thotë se është e "gëzuar" që sërish u bashkuan me djalin.



 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: