Tinejxheri i cili nuk e kishte parë babain e tij 17 vjet, dhe pastaj ka jetuar një kohë të shkurtër me të, u largua me njerkën.
Babai Andrew e kishte ftuar birin e tij Ben Smith, për t’u vendosur në shtëpinë e tij ku ai jetonte me gruan, pasi kishte 17 vjet që babë e bir nuk ishin parë. Por djali ra në dashuri me njerkën, 34-vjeçare Dawn. Së shpejti ata u larguan së bashku dhe filluan një jetë të re, shkruan Sun.
Përveç kësaj, gjatë momentit të largimi babait i kishte plaçkitur £ 150, të cilën e kishte pranuar para gjyqtarit.
Vendimi i gjykatësiit është ky: I riu duhet ti kthejë të gjitha paratë dhe të bëjë 60 orë punë sociale. "Që nga ajo kohë, Ben dhe Dawn filluan një jetë të re në Lincoln," tha John Howard, avokati i Benit. Beni i tha policisë se ai u kthye në shtëpinë e babait të tij për të marrë pasaportën dhe pastaj ai i pa të hollat dhe i mori ato.
"Ai është një njeri i mirë. Është shumë i trishtuar se çfarë ka ndodhur, "tha një i afërm e tij. As çifti as babai nuk duan të flasin me gazetarët.



