Turku Sultan Kosen njeriu më i gjatë në botë

Njeriu më i gjatë në botë, i cili po ashtu ka duart dhe këmbët më të gjata - është zbuluar nga Rekordi Botërore i Ginisit për herë të parë. Sultan Kosen, i gjatë 2.47 metra nga Turqia është afër 10 cm më i gjatë se Bao Xishun mbajtës i titullit njeriu më i gjatë në botë. Kosen 27 vjecar ka madhësinë e dorës 27.5cm ndërsa këmba 36.5cm.
Gjatë drekës në Londër në edicionin e vitit 2010 të librit të ginisit, Kosen tha se shpresonte se kjo famë e re do ti sillte dashurinë për herë të parë.

"Gjëja e parë që dua ta kem është një veturë në të cilën do të mundja të hyja në mënyrë të përshtatshme, por më shumë se kjo unë dëshiroj të martohem: ka thënë Kosen, duke shtuar se “ deri tash ka qenë e vështirë por të gjetur dashurinë ,unë kurrë nuk kam pasur të dashur sepse ato zakonisht frikësoheshin nga unë. Tash shpresoj se do ta gjejë”

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: