Gruaja e deputetit britanik-prostitutë, shitej për 80 euro

Politikani dhe deputeti britanik Mike Weatherley është përfshirë ditëve të fundit në një skandal të vërtetë, për shkak të gruas së tij - prostitutë.

Në fakt, Karla, gruaja e tij, nga fillimi i shkurtit, punonte si masazhiste në tri bordele të ndryshme me emra si Bea, Adriano dhe Bianca.

Gruaja e politikanit është zbuluar nga gazetari i Daily Mirror i cili shkoi i maskuar si një brazilian 39-vjeçar, duke ofruar 80 euro për të kryer seks me striptizerën. 

"Mua më pëlqen kjo punë. Unë kam klientë të mirë, kolegët janë të shkëlqyera, vendi është i bukur, dhe paguan mirë", i tha Karla klientit, i maskuar si gazetar.

Kjo bëhet edhe më interesante, pasi deputeti e kishte njohur atë 10 vite më parë kur ajo kryente prostitucion në Rio de Janeiro.

Megjithatë, kur mori vesh se Karla është “kapur” përsëri në "profesionin më të vjetër në botë," Weatherly me lot në sy tha se ndjehej i shkokuar dhe se aktualisht do të qëndrojë me fëmijët e tij.

Mike dhe Karl nuk jetonin bashkë në gjashtë muajt e fundit, që kur brazilianja u largua nga shtëpia e tyre familjare, por ata ishin në kontakt çdo ditë pasi ende nuk kishin rregulluar letrat e divorcit, prandaj kishin pranuar të qëndronin si miq.

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: