Një trafikant i famshëm i kafshëve të egra u dënua me gjashtë muaj burg në Malajzi, pas përpjekjes së tij për të kontrabanduar 95 gjarpërinj në bagazhin e tij.
Anson Wong, i njohur me nofkën "Mbreti hardhucë", i kishte vënë gjarpërinjtë në një valixhe dhe u përpoq për t'i kontrabanduar ato për në Indonezi me aeroplan.
Gjarpërinjt ishin të ndarë në dy qese dhe bashkë me ato ishte edhe një breshkë matamata.
Wong gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 61 mijë dollarë.
Wong u deklarua fajtor për përpjekjet që të kontrabandon kafshë nga ishulli Penang i Malajzisë për në kryeqytetin e Indonezis Xhakartë më 26 gusht.
Ai arriti të marrë valixhen me gjarpërinjtë në fluturimin e tij të parë nga Penang.
Por ai u arrestua në tranzitin e aeroportit Kuala Lumpur, kur stafi ishin alarmuar për çantën e tij, e cila ishte hapur gjatë transportimit.



