Një grua gëlltiti jo më pak se 181 krahë pule për 12 minuta në kampionatin kombëtar në Buffalo.
Sonya Thomas, e cila e quan veten "E Veja e Zezë", sepse ajo shpesh mposht konkurrentët meshkuj, kësaj here mundi rekordin e mëparshëm, duke ngrënë shtatë krahë më shumë.
"Jam tej mase e lumtur!" brohoriti ajo pas publikimit të rezultateve në konkurimin profesional të ngrënësve në Festivalin Kombëtar Buffalo Wing që mbahet për të nëntin vit.
Telegraph raporton se ishte hera e parë që Sonya Thomas kishte shkuar ballë për ballë me një tjetër konkurrent për ngrënje të krahëve të pulës. Ajo më herët kishte hyrë në garë për ngrënie të midhjeve, vezëve të ziera, ëmbëlsirë me djath dhe speca pikant.
"Ndonjëherë, nëse mundohem të ha më shumë, ngadalësohem," tha 43-vjeçarja duke shtuar se, "I përdori duart e mia më shumë se gojën në këtë rast."



