Një i ri në Kinë është kritikuar se ka mësuar qenin e tij të vogël të pijë duhan.
Zeng Ziguang 23 vjeçar pronarë i qenushi Blackie e ka mësuar atë të pijë duhan prejse e ka blerë atë kur ishte 6 muaj.
Tani qeni është i varur nga duhani dhe konsumon një paketë cigare në ditë.
“Në fillim e urrente erën e duhanit, por e mësova që të rrijë në tym. Gradualisht Blackie nisi t’i pëlqejë era dhe filloi të marrë cigaren. Sa herë që ai bënte një gjë të tillë, unë e shpërbleja atë me ushqim” tha Zeng.
Blackie ishte një imitatorë i natyrshëm dhe brenda një muaji kishte mësuar të pijë duhanin.
Megjithatë, fqinjët janë të neveritur me sjelljen e Zeng që ka inkurajuar qenin për të tymosur dhe thonë se ai duhet të ndiqet penalisht.



