Një djalë 15 vjeçar i cili kurrë nuk ka qenë në shkollë është bërë një nga studentët më të rinj për më shumë se dy shekuj në Universitetin e Cambridge-it.
Arran Fernandez, i cili është edukuar në shtëpi nga babai tij Neil, do të filloj të studioj matematikën në kolegjin e Fitzwilliam muajin e ardhshëm.
Ai do të jetë studenti më i ri në Cambridge prejse 14 vjeçari William Pitt ishte më i riu që studio në vitin 1773, raportoi Daily Mail.
“Jam shumë i emocionuar me shkuarjen time në Cambridge si dhe rekordeve për studentin më të ri,” tha Arran i cili vetëm kur ishte pesë vjeçar ka pasur të përfunduar ciklin e dytë të shkollës.
Ai tashmë është vlerësuar me notë A në fizikë, matematikë, gjuhë e letërsi angleze dhe frëngjisht.
Niveli i kursit që do të ndjekë Arran në Universitetin e Cambridge quhet ‘tripos’ dhe konsiderohet nga më të vështirët në botë. Studiues të këtij niveli kanë qenë Isaac Newton dhe Stephen Hawking.
Arran dhe babai i tij do të jetojnë në një shtëpi me qira në Cambridge. Mamaja e tij Hilde do të qëndrojë në shtëpinë dhe do të shoh djalin e saj gjatë vikendit dhe festive.



