Një minator në pension ka bërë vetë një shtëpi të tijën nëntokësore, për të iu shmangur tatimeve në Kinë.
Chen Xinnian 64 vjeçar, nuk donte që të shpenzonte gjithë pagat dhe kursimet e tij për blerjen e një shtëpie të madhe.
Por ai vuri në përdorim eksperiencën e tij profesionale në përdorim për të grryer një tunel nga ku ka krijuar një apartament nën shtëpinë e tij ekzistuese në Zhengzhou, provinca Henan në Kinë.
Çdo ditë, ai vendos kapelen e minatorit dhe llambën dhe punon për katër apo pesë orë gjatë kohës së tij të lirë.
Deri më tani, në shtëpinë e tij nëntokësore është krijuar një apartament me një sipërfaqe prej 50 metra katrore.
"Shpesh këndoj dhe vallezoj me gruan time të atje poshtë dhe është shumë freskët. Dy vajzat e mia gjithmonë grinden se kush ka për të fjetur poshtë" tha Chen.
Apartamenti nëntokësore mund t'i rezistojë një tërmeti të nivelit të tetë dhe atje është aq e ftohtë, sa që ushqimi nuk duhet të mbahen në frigorifer.
Gruaja e Chen, Liu Shula fillimisht e kundërshtoi projektin për arsye të sigurisë, por ndryshoi mendjen, pasi i shoqi filloi punën pa dijeninë e saj.
"E pashë se si ai ishte i vendosur për vendimin që kishte marrë dhe unë e mbështeta atë dhe e ndihmova me gërmimet. Tani është vendi ynë më i preferuar gjatë muajve të nxehtë të verës," tha ajo.



