Një biznesmen italian pasi humbi të dashurën e tij, e cila e braktisi atë, i mungoi aq shumë sa pagoi 12 mijë paundw për të rikrijuar atë si një kukull reale seksi.
Burri 50-vjeçar mori një koleksion të fotografive të ish të dashurës së tij dhe ja dërgoi krijuesit italian të lodrave Diego Bortolin për të punuar atë, raporton Il Messaggero.
"Dua të jetë si ajo, por me gjinj më të mëdhenj," kishte kërkuar biznesmeni.
Bortolin, i cili nuk e bëri të ditur emrin e porositësit, krijon kukulla silikoni në punishten pas dyqanit të tij në Treviso të Italis.
"Ajo ishte një vajzë bjonde e qeshur, por ai e donte me gjinj më të mëdha dhe pjesën e pasme më të lakuar" tha z. Bortolin duke shtuar se, "Kukullat tona janë shumë reale dhe gjithçka punohet si të ishte e vërtetë".
Ky projekt i caktuar është më i shtrenjtë, sepse ne duhet të përsërisim gjithçka, për shkak të formës së thonjve të saj dhe dhëmbëve", shtoi ai.
"Ajo tani është e dashura e përsosur, aq sa mund të shoh," tha Bortolin.



