Një koleksionist ka paguar 9.500 paundë për tualetin e John Lennon’it në një ankand të The Beatles në Liverpool.
Guaca e tualetit është përdorur nga legjenda e muzikës gjatë tre viteve, në kohën kur jetonte në Tittenhurst Park, Berkshire, mes viteve 1969 dhe 1972.
Lennon ia dha guacën e tualetit ndërtuesit John Hancock, duke i thënë atij që ta përdorë atë si vazo për lule, pasi ai kishte instaluar një të re.
Ishte pritur që tualeti të shitej për 1 mijë paundë, por blerësi e theu rekordin në ankandin e 33-të, të The Beatles në Liverpool.
Eksperti i Fab Four dhe njëkohësisht organizatori i ankandit Stephen Bailey tha se, "Është e pabesueshme. Kemi pasur oferta nga i gjithë vendi, por u ble nga një koleksionues i huaj."
Shitja u bë në Auditoriumin e Paul McCartney në Institutin e Liverpulit për Performanca të Arteve.
Tualeti ishte ruajtur nga ndërtuesi Hancock's dhe gjendej në shtëpinë e tij për gati 40 vjet, derisa sa ai vdiq.



