Në një paralagje të Tajvanit që dikur ka qenë e njohur për minierat e qymyrit, tani është kthyer në atraksion turistik, pasi është mbi populluar nga macet.
Adhuruesit e maceve janë gjithkund duke i fotografuar ato apo ledhatuar, madje ata edhe suveniret i blejnë me figura të maces.
Numri i maceve në qytet është rritur aq sa në raport me popullsinë njerëzore ka arritur dy me një.
Kohët e fundit qyteti ka pasur rënie ekonomike, pasi qymyri u bë më pak i rëndësishëm për ekonominë e Tajvanit.
Por siç duket tani kjo lagje është kthyer në një parajsë të komunitetit të maceve.
"U kënaqa tej mase, më shumë se që e kam imagjinuar" tha një turist duke shtuar se, "macet ishin të pastra dhe nuk trembeshin nga njerëzit.
Patjetër që do të kthehem sërish për ti parë ato."
Chan një banor i Tajvanit, i cili shet suvenire të maceve, tha se shumica e maceve enden lirisht dhe banorët vullnetarisht i ofrojnë kujdes veterinarë dhe ushqim.



