Një burrë nga Kina të cilit i janë prerë krahët në fëmijëri pas një aksidenti është bërë ekspert i pianos.
Liu Wei, iu desht të hiqte çorapen për të luajtur në piano me gishtat e këmbës ëshë paraqitur në 'China's Got Talent', raporton
Associated Press. "Çfarëdo që njerzit e tjerë bëjnë me duart e tyre, unë e bëj me këmbët e mia" tha Liu.
Liu Wei 23 vjeçar, ishte vetëm 10 vjeç kur
humbi duart pasi pati një shok elektrik derisa luante fshehtas.
Prej atëherë ai gjithmonë e më shumë ka përdorur këmbët e tija për të kryer gjithë nevojat e tij duke përfshirë punën me kompjuter, ngrënien, tualetin dhe larjen e dhëmbëve.
"Do të doja të dal e të vozis për t'u kënaqur.
Përveç kësaj, nuk ka asgjë tjetër më shumë që doja të bëja" tha Liu i cili jeton në Pekin, për të shtuar më pas se, "Muzika ëshë bërë diçka e zakonshme për mua, është si ajri që marrë frymë."
Në paraqitjen e tij të parë në televizion, Liu u vlerësuar lartë nga juria, madje në mesin e publikut pati të tillë që qajtën, derisa ai luajti në piano "Mariage D'amour" nga Richard Clayderman.



