Humb punën në fabrikë, për tu bërë më pas milionerja e parë prej kompanisë Avon

Një grua që ishte e papunë gjashtë vjet më parë dhe luftonte për të paguar faturat, tani është bërë zonja e parë milionere e Avon.

Debbie Davis, 31 vjeçare dhe partneri i saj kanë fituar 1.4 milion paundë nga shitja e kozmetikës- derë-më-derë, për kompaninë e kozmetikës Avon.

Davis, ka ndërtuar një ekip të përfaqësuesve prej 8 mijë vetëve dhe është pronare e një shtëpie të rinovuar kohët e fundit dhe një makine Mercedes sportiv.

Pasi u pushua nga puna në fabrikë në vitin 2004, ajo gjeti veten duke luftuar për mbijetesë dhe pranoi të paguhet me 15 paundë si përfaqësuese e Avon.

Vetëm në javën e parë ajo u bë shitësja rekord dhe rekrutoi më pas partnerin i saj, Dave Carter, për të punuar në ekipin e saj si një përfaqësues.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: