Gjyshja shpëtoi pasi ra në një gropë të thellë 9 metra

Një gjyshe nga Kina për pak shpëtoi kur ra rreth 9 metra në një gropë, derisa ishte duke mbledhur perime.

Yuhua Qing 68 vjeçare kishte dalë për të mbledhur perime të egra në një zonë pranë shtëpisë së saj kur ra në gropën e thellë.

Për fat të mirë ajo ishte me burrin e saj që e dëgjoi thirrjen e saj për ndihmë dhe thirri shërbimin e emergjencës.

Përfundimisht ajo u nxorr në sipërfaqe pasi ekipi i shpëtimit u mundua për pesë orë të tëra për të nxjerrë gjyshen që kishte thyer këmbën.

Qing tha se ajo ishte duke kërkuar të shoqin e saj, kur ajo ngeci në një të çarë në tokë që ishte mbuluar nga shkurret.

 

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: