Vajza 5 vjeçare me ambicie të bëhet shkencëtare

Një vajzë pesë vjeçare e njohur me nofkën 'vajza majmun' dëshiron të bëhet shkencëtare, me arsyetimin për të gjetur pse lëkura e saj është e mbuluar me flokë të zeza të trasha.

Cian Cian jeton me gjyshërit e saj të cilët rregullisht ja rruajnë fytyrën e saj dhe trupin për të hequr flokët e saj të padëshirueshëm.

Mjekët nga spitali Tongliang, ku vajza është trajtuar kohët e fundit për një sulm epileptik, janë të habitur me gjendjen e saj.

"Askush në familjen e saj nuk është si ajo edhe po të kthehëmi tri gjenerata pas, kështu nuk duket të jetë gjenetike" tha doktor Chu Hongbo.

Gjyshërit e saj thonë se ata nuk e marrin Cian Cian në qytet, pasi njerëzit ja ngulin sytë dhe pyesin përse ajo ka aq shumë flokë, pyetje që e bëjnë të ndihet shumë keq vajzën.

Pavarësisht kësaj vajza është e lumtur në shtëpi me gjyshërit e saj sidomos me gjyshen e saj që e do aq shum.

"kur të rritem dua të jem një shkencëtare kështu që mund të gjej se çfarë nuk është në rregull me mua' tha vajza për Chongqing Evening Post.

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: