Stjuardeset dërgohen në shpi për mbipeshë

Turkish Airlines i ka udhëzuar 28 shoqëruesit e fluturimeve që janë në mbipeshë që të mbajnë dietë.

Të punësuarit, 13 prej të cilave janë gra, janë në pushim pa pagesë derisa të humbin peshë, raportoi e përditshmja turke Haber.

Të gjithë ata ishin paralajmëruar fillimisht nga një urdhër i lartë që të humbin peshë, shtoi burimi.

"Pesha dhe gjatësia janë faktorë të rëndësishëm në të gjitha linjat ajrore. Këto kritere janë të rëndësishme si në aspektin e paraqitjes dhe të aftësisë për të lëvizur" ka thënë në një deklaratë Turkish Airlines për ekuipazhin e tij.

Izzet Levi kryesues i punëtorëve tha për gazetën Haber se atij i ishte thënë që duhet të humbasë rreth 10 kilogramë nëse dëshiron të kthehet në postin e tij të mëparshëm.

Turkish Airlines është kompania e katërt në Evropë më e madhe për nga numri i pasagjerëve.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: