Restorantet dhe kafenetë në Britani tani me listë të kalorive

Restorantet, kafenetë dhe pubet në Britani të Madhe do të jenë të detyrueshme që të kenë një listë të kalorive në çdo send të ofruar nga menyja e tyre.

Andrew Lansley zyrtarë i shëndësisë, kërkon që publiku të bëhet i vetëdijshëm për kaloritë e konsumuara me shpresën që ata do të zgjedhin ushqimin e tyre të shëndetshëm.

Gjithashtu në plan janë të përfshihen edhe pijet alkoolike si për shembull një gotë verë apo birrë.

Lansley shpreson që shefat e këyre bizneseve do të inkurajohen për porcione më të vogla, që sjellin më pak kilogramë të tepërt për masën që i konsumon ato.

Por propozimet të cilat janë ende të negociuara, ka të ngjarë të jenë pranuar me skepticizëm nga industria ushqimore dhe ajo e pijeve.

Siç duket është ende e paqartë se si pikërisht qeveria britaneze mund të detyrojë gjithë restorantet, kafenetë dhe pubet për të punuar në parandalimin e vlerave ushqyese të çdo produkti të ofruar në menynë dhe të sanksionojë ata që nuk i përmbahen një regulli të tillë.

 

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: