Veshin statujën e sirenës me bikini, pasi tërheq shumë vëmendje

Shefat e një akuariumi i kanë vënë bikini një statuje të një sirene nën ujë, për arsye se gjinjt e saj tërhiqnin shumë vëmendje.

Stafi i Sea Life Chessington, thanë se kanë vënë re se shumë vizitorë të rinj, kryesisht meshkuj kur mbërrinin në tunelin nënujorë koncentroheshin me shumë vëmendje në statujën prej guri.

Në përpjekjen për të ruajtur modestinë e sirenës dhe që të pranishmit të fokusohen në llojet e peshqve, një zhytës është dërguar që të vesh statujën me bikini.

Menaxherja Justine Locker tha se, "Është pak gabim nga ana jonë, por nuk kishim mundësi tjetër që të largonim djemt përgjatë tunelit nënujor, që mbeteshin aty për të parë sirenën e bëshme Sally."

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: