Një grua nën dyshimin se burri i saj është duke e tradhëtuar, në fakt ka zbuluar se i shoqi është martuar me dikë tjetër.
Lynn France ka gjetur disa foto të dasmës vetëm pasi kërkoi në Facebook emrin e gruas që besonte se burri i saj John ishte duke u takuar me të.
"Jam shokuar" i ka thënë France një terapisti profesional nga Ohio.
Çifti është martuar në Disney Land, hiç më pak, bashkëshorti i France ishte veshur si princ, ndërsa nusja e tij si bukuroshja e fjetur.
Francë pretendon se tre muaj më parë burri i saj mori djalin e tyre dhe e u largua pa i dhënë asnjë shpjegim asaj.
Ajo nuk e ka parë prej asaj kohe fëmijën e saj, që tashmë jeton me babanë e tij dhe gruan e tij të re në Florida.



