Përplaset autobusi i shkollës, pas rrëzimit të shoferit

Një ndërmarrje e autobusëve të shkollës është hedhur në gjyq pasi një shofer thuhet se ra nga autobusi.

Autobusi që ishte i mbushur me nxënës përfundoi i përplasur në një hendek, raporton Sun-Time në Chicago.

Një nënë e cila pretendon se fëmija i është plagosur gjatë incidentit ka paditur kompaninë e autobusëve duke kërkuar nga ata 30 mijë paundë.

Ndërsa në gazetën e gjykatës nuk specifikohen lëndimet e fëmijëve pa dhënë ndonjë detaj më të hollësishëm për përplasjen e autobusit.

Padia për kompaninë më të madhe të autobusëve të shkollës në SHBA, është ngritur në Gjykatën e Qarkut.

Zëdhënësja e kompanisë Diana Hallam nuk pranoi të komentojë padinë, por tha se siguria në kompaninë e tyre ishte një prioritet kryesorë.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: