Një grua në Shtetet e Bashkaura të Amerikës e cila ishte e lidhur në shtratin e saj gjatë një grabitje u lirua pasi përdori gishtin e madh të këmbës për ti dërguar e-mail të dashurit të saj.
Amy Windom 39 vjeçare është mbajtur nën mbikqyrjen e armëve në shtëpinë e saj në Atlanta të Georgias.
Grabitësi i maskuar e goditi atë dhe më pas e lidhi në krevat, ndërsa kontrolloi shtëpinë për gjëra me vlerë.
Pasi grabitësi u largua, ajo ka mundur t'i dërgojë e-mail të dashurit të saj John Hilton nga një llap-top, që gjendej anash krevatit të saj duke përdorur gishtin e këmbës.
Policia e Atlantës tha se kur policët arritën në shtëpi e gjetën gruan ende të lidhur në shtratin e saj.
"Wifi-ja ishte e instaluar dhe ishte një moment i mrekullueshëm kur pash në ekran që munda të lidhem me internet" tha ajo pasi u lirua nga policia.



