Një 12 vjeçare godet hajdutin aty ku i dhemb më së shumti

Një vajzë 12 vjeçare ia ka treguar mirë vendin një hajduti që sillej në shtëpinë e saj.

Georgia Bulis-Gray, pasi dëgjoi një derë të kërciste gjeti në kuzhinë një njeri të bezdishëm, derisa ajo ndodhej vetëm në shtëpinë e saj.

Georgia tha për The Sun se, "Ai më buzëqeshi duke menduar se jam vetëm një vajzë e vogël e pafuqishme. E kam goditur atë shumë fort në mes të këmbëve. Ai u kërrus dhe u nis për nga dera e jashtme, më pas un vrapova jasht të sigurohem se ai nuk hyri në ndonjë shtëpi tjetër".

Më pas vajza thirri policinë dhe ndihmoi ata që të identifikojnë hajdutin.

"E di që nuk jam edhe aq e mirë në vizatim por do ta bëj, pasi fytyra e tij është ende e freskët në mendjen time" tha vajza 12 vjeçare.

Ndërsa nëna e vajzës Joanna kuptoi për atë se çfarë kishte ndodhur vetëm pasi është kthyer në shtëpi dhe në lidhje me gjithë këtë tha:
"Georgia erdhi tejet e qetë dhe më tha 'mami sot ka ndodhur diçka pak e çuditshme'. Fillimisht u frikësova se çfarë mund të kishte ndodhur, por unë jam shumë krenare për vajzën time" tha nëna e Geogia-s.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: