Një student 24-vjeçar në Romë kishte harruar një çantë shpine në qendrën tregtare të Ikeas, në brendësi të së cilës kishte drogë. Për këtë, ai është thirrur nëpërmjet një altoparlanti, dhe pasi i është përgjigjur thirrjes, është arrestuar.
Njerëzit e kontrollit, që e panë çantën e shpinës menduan për diçka të dyshimtë dhe menjëherë lajmëruan autoritetet. Pasi zbuluan drogën në brendësi të saj, ata i bënë thirrje nëpërmjet altoparlantit personit që e kishte harruar, për t’u kthyer që ta marrë.
Megjithatë, me t’u paraqitur, ai u arrestua menjëherë nga forcat policore. Më vonë u zbulua se studenti ishte me precedentë penaeë dhe kishte kaluar pasditen në qendrën tregtare. (ikub)



