15 minuta film porno në Parlament

Një film "hardcore porno" është shfaqur në ekranet e parlamentit indonezian, të hënën, duke shokuar gazetarët dhe stafin e parlamentit, që po shikonin ekranet për zhvillimet politike.

Imazhet që duket se ishin marrë nga interneti u shfaqën në ekranet e përdorura nga gazetarët, stafi politik dhe vizitorët dhe zgjatën 15 minuta, para se stafi i sigurisë arriti t’i shkyçë ato.

Ende nuk është e qartë se si pamjet arritën të shfaqen nëpër ekrane, por kryeparlamentari Marzuki Ali tha se kushdo që e ka bërë këtë, do të dënohet.

“Secili që e ka bërë këtë akt të pahijshëm do t’u dorëzohet autoriteteve”, u ka thënë ai gazetarëve.

Incidenti do ta turpërojë presidentin Susilo Bambang Yudhoyono, i cili së fundi ka kërkuar kontroll më të ashpër pas shfaqjes në publik të një videoje, ku një yll lokal shihet duke bërë marrëdhënie seksuale.

 

 





 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: