Paris, autobusi përfundon në lumin Seine

Shëtitorja përgjatë lumit të famshëm Seina në Paris, me 29 të këtij muaji ishte dëshmitare e një autobusi që përfundoi në ujë vetëm disa metra larg Kullës Eiffel.

Shoferi i autobusit me turistë austriak, pasi kishte parkuar automjetin në parking kishte harruar të vendosë frenin e dorës. Sipas policë të lënduar nuk ka.

Njëri nga dëshmitarët, Michael Ambrosia, ka mundur të filmojë me kamerën e tij rënien e autobusit.

"Autobusi ishte i parkaur por papritur dëgjova një zë dhe më pas pash autobusin duke rënë në lumë", tha ai.

Pas 15 minutave ekipe të zjarrfikësve dhe zhytës mbërritën në vend për të nxjerrë automjetin nga lumi.

Me ndihmën e dhjetërave personave autobusi përfundimisht u nxorr në hapsirë të thatë, derisa qindra turistë ishin spektatorë të ngjarjes.

 

 


 

 

01
01
02
03
04


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: