Personi që është raportuar të jetë më i vjetri në Tokio, në moshën 111 vjeçare, ka vdekur 30 vjet më parë.
Sogen Kato, i lindur në vitin 1899, është gjetur i mumifikuar në shtëpinë e tij nga policia, sipas The Daily Telegraph.
Mbesa e tij u kishte thënë hetuesve se 30 vjet më parë, gjyshi i saj Kato kishte deklaruar se dëshironte të jetonte në Buddha. Policia ka identifikuar se ai ka vdekur menjëherë.
Familjarët e tij janë nën dyshimet se kanë marrë pensionin e tij si dhe të gruas së tij të vdekur vite më parë.
Zyrtari i mirëqenies në Tokio, Yutaka Muroi tha se "Familja e tij duhet të kenë ditur se ai ka vdekur gjatë gjithë këtyre viteve edhe pse kanë vepruar sikur të mos kishte ndodhur asgjë".



