Pula me sjellje të pinguinit

Një pulë e hutuar në Kinë mendon se është pinguin. Në vend që ajo të gërmojë me sqepin e saj nëpër tokë dhe të flej diku lartë gjatë natës, pula e quajtur Mumble ecë nga një anë në tjetrën duke murmëritur.

Fshatarit Lu Xi, pronari i pulës tha, "ka krahë të shkurtë si një pinguin të cilat i nxjerrë jashtë kur ecë. Mendoj se për këtë kurr nuk fluturon".

Mediat lokale e kanë quajtur pulën Mumble, sipas karakterit në filmin Happy Feet, që flet për pinguinin që nuk mund të këndojë.

Ndërsa pronari Lu shtoi se, "Nuk e kam parë filmin por emri më pëlqen edhe pse zogu im nuk mund të vallzojë dhe nuk mendoj se ai do të mund të notojë po ashtu".

"Por duhet të jetë i lumtur, pasi familjes time i pëlqen dhe ne kemi vendosur të mbajmë atë në vend që ta vëmë në tenxhere" përfundoi Lu.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: