Një 40 vjeçar nga një fshat në jug të Kinës shpreson të fitojë titullin si burri më i vogel në botë. Huang Kaiquan është 76 cm, vetëm 1.4 cm më i gjatë se rekordi i më hershëm He Pingping, i cili vdiq në moshën 21 para disa muajësh.
Huang i cili më parë ka qenë magjistarë i cirkut, është i gjatë dhe peshon sa një 3 vjeçar. Në fshatin e tij ai njihet si 'Vëllai i Shkurtër". Ndërsa nëna e tij tha: "Ai është rritur vetëm edhe një muaj pas lindjes. Në fillim kemi menduar se vetëm është i vonuar në zhvillim dhe nuk i kemi kushtuar shumë vëmendje.
Dhe kur Huang i ka pasur 3 vjeç ai ka vazhduar të veshë teshat e njëjta që i ka veshur kur i ka pasur 1 vit." Huang vazhdon të jetojë me nënën e tij në fshatin e lindjes.



