Një hotel në Tokyo ka krijuar dhomë shumë specifike, duke vënë mini hekurrudhë për mysafirët e tyre.
Në dhomën e re përfshihet një model i qytetit Akihabara bashkë me sistemin e hekurrudhës.
Ndërsa entuziastët e trenave mund të sjellin ndonjë model të preferuar pasi hoteli është i hapur për një bashkëpunim të tillë. Ata mund të përdorin një kontrollues të dyfishtë që të mund të vënë në lëvizje trenat në qytetin në miniaturë.
Dhoma unike kushton rreth 170 paund nata dhe gjendet vetëm në Akihabara Washington Hotel.




