Një grua derisa hiqte rrobat nga lavatriçja ia dha një të bërtiture të madhe. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur ajo pa gjarprin të mbledhur mes teshave.
Wendy Foley 51 vjeçare nënë e dy fëmijëve tha se: "Pasi përfudoi një larje e plotë, shkova të hiqja teshat. Hapa derën e xhamit dhe në fillim pash diçka. Derisa i tërhoqa një palë pantolla, mendova se do të ishte ndonjë lodër e fëmijëve. Por më vonë pash një gjuhë që lëvizte drejtë meje".
Foley ishte tmerruar edhe iu desht të priste deri të nesërmen që dikush të hiqte gjarprin prej shtëpisë së saj.
"Unë bashkë me dy djemt e mi kemi pritur jasht shtëpisë pasi ishim vërtetë të friksuar. Më pas ata shkuan të flenë në dhomën e tyre, ndërsa un gjatë gjithë natës kam bërë roje". Tha Wendy Foley derisa shtoi "Gjithmonë më rrinte në mendje se gjarpri mund të dilte prej lavatriçes ose se mund të kishte më shum se një të tillë. I urrej gjarprinjtë dhe nuk kam ide se prej nga ka ardhur".



