BBC “zbulon” misterin e Trekëndëshit të Bermudës

Londër - Një ekip zbuluesish të televizionit britanik BBC i jep fund misterit të zhdukjes së avionëve dhe anijeve në Trekëndëshin e Bermudës.

Sipas këtij ekipi, zhdukja e dy anijeve në vitet 1940 dhe 1941, dhe e dy avionëve ushtarakë anglezë disa vite më vonë nuk ka asnjë grimcë misteri.

Anija e zhdukur në vitin 1940 është mbytur si pasojë e udhëtimit për një kohë të gjatë në Oqeanin Atlantik. Kjo anije është bërë pre e një stuhie dhe si pasojë është detyruar të përdorë maksimumin e fuqisë motorike, çka ka sjellë edhe konsumin e madh të karburantit duke mos i dhënë mundësi marinarëve të dalin në breg.

 

Ndërsa anija e zhdukur një vit më vonë, në 1941, është mbytur për shkaqe teknike. Në bordin e kësaj anijeje kanë shpërthyer flakët në sektorin e djegies së karburantit, gjë që ka sjellë edhe mbytjen e menjëhershme të saj.

Ndërsa në rastin e një avioni ushtarak britanik Avro Tudor IV, i cili u zhduk më 30 janar të vitit 1948 në Trekëndëshin e Bermudës, shpjegimi qëndron sërish në përfundimin e sasisë së karburantit që kishte mjeti fluturues.


Ky program i BBC-së i jep një goditje të rëndë të gjitha dokumentarëve dhe filmave të prodhuar deri tani në lidhje me zhdukjen e disa anijeve dhe avionëve.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: