Pesëdhjetë e katër vjeçarja Mare Simone që vetën e quan 'seksi' është e angazhuar që t’i ndihmojë burrat, gratë dhe çiftet për të kapërcyer problemet në dhomë gjumi.
E kualifikuar si terapistja seksi, anglezja Mare Simone dha mësime të të bërit dashuri më shumë se me 10.000 klientë në 23 vitet e fundit. Penetrimin e kanë përjetuar mbi 1500 burra, por këmbëngul se nuk ka bërë asgjë të paligjshme.
"Fitoj për jetesë duke fjetur me djem e burra, por nuk jam një prostitutë, sepse të gjithë punojnë në një atmosferë të shërimit terapeutik", tha Mare, duke shtuar se klientët e saj e paguajnë për konsultime për të kuruar problemet e tyre e jo vetëm për seks. Simone është përpjekur për të përmirësuar jetën seksuale të shumë njerëzve. "Puna ime është përmbushur, sidomos kur shoh se klientët i lë të kënaqur me një dozë të re të sigurisë, thotë terapeutja britanike për “Daily Mail”.
"Meshkujt zakonisht kanë probleme me ereksionin, derdhje të parakohshme, duke mos i kënaqur gratë e tyre në krevat. Para se të vijnë në terapi, të gjithë duhet të bëjnë një test të gjakut dhe gjatë terapisë duhet të përdorin një prezervativ”, thotë Mare Simone.



