Vejsel Kandemir, nga qyteti Trabzon i Turqisë, i është nënshtruar tre operacioneve pas një aksidenti në maj të vitit të kaluar ku mbetën 2 të vdekur dhe dhjetë të plagosur.
Atij i është hequr një pjesë e kafkës së kokës si pasojë e dëmtimeve të rënda që ka pësuar gjatë aksidentit duke e ulur nivelin e pjesës së parme të kafkës me plot 6 centimetra.
Pasi i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër në mes, Kandemir ka kërkuar pension invaliditeti duke qenë e ka të pamundur të punojë më, por një kërkesë e tillë i është refuzuar. Sipas raportit të dhënë nga Drejtoria e Sigurimeve Shëndetësore në Turqi, atij i është komunikuar se nuk ka asnjë humbje në fuqinë e tij të punës duke iu refuzuar edhe statuti i invaliditetit.



