Qyteti bullgar Rudnik kampion në lindjen e binjakëve

Në qytetin bullgar të prodhimit të minave Rudnik popullsia mburret jashtëzakonisht për lindjen e binjakëve që është katër herë më e lartë se sa mesatarja kombëtare. Rudniku, një qytet i vogël me 5000 banorë, që ka një minierë afër, që nga viti 1944 ka lindur 56 binjakë. Vitin e kaluar, prej 60 shtatëzanive, katër përfunduan me binjakë.


Fenomeni nuk është hulumtuar shkencërisht, por banorët pohojnë se me siguri ka diçka me ujin e tyre që ata pijnë. Një gjinekolog dhe një shkencëtar bullgar, që dëshën të mbetën anonim, thanë se është e mundur që uji lokal është një kombinim i elementeve që stimulojnë ovulacionin dhe krijon më shumë vezë në një cikël. Megjithatë, një profesor i gjenetikës në Universitetin e Sofjes, Ivo Stralli ka argumentuar se kjo është vetëm një çështje e trashëgimisë. " Ky fshat ka qenë i kufizuar për migrim kështu që materialet gjenetike kanë mbetur të pandryshuar”, tha ai.

Sido që të jetë, banorët e këtij fshati janë krenar me lindjen e binjakëve dhe para pesë vjetëve, autoritetet vendore kanë nisur një festival për 'binjakët”  që organuzohet çdo pranverë.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: