I pakënaqur me jetën kthehet në burg

Një i burgosur nga Mozambiku, është liruar me kusht pas përfundimit të gjysmës së dënimit, por ai është kthyer përsëri në burg, kur zbuloi të metat që e bëjnë jetën në përgjithësi.

Camilo Antonio (28), ishte i dënuar për vrasje, kaloi dhjetë vjet në burg në Manica të Mozambikut, njoftoi gazeta lokale “Notisijas”.

I zhgënjyer që nuk arriti të gjejë një punë dhe i frikësuar për shkak të hakmarrjes së familjes së gjaksorit, vendosi të kthehet në burg dhe depërtoi aty përmes një vrime të cilën e bëri.

Ai u dënua për të shkatërrim të pasurisë me një vit heqje lirie.

"Burgu është vendi më i sigurtë për mua. Jo se unë dua të jetoj në burg, por tani është vendi më i mirë që unë mund të gjej," tha Antonio.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: