Gjaku i kuq është parë të rrjedhë nga balli poshtë fytyrën së statujës së Jezu Krishtit në një pamje në darkën e fundit bashkë me apostujt e tij.
Ati Jorge Gandur, një prift lokal, tha se gjaku rrjedh nga plagët e Jezusit mbi ballin e majtë, duke dalë nga kurora me ferra, raporton Daily Mail.
Gjaku i kuq u vërejt për herë të parë të të premten e kaluar, dhe atë e vunë re dy burra, të cilët erdhën në kishën e shenjtë në fshatin Yerba në Buenë.
Ata menjëherë informuan babain Gandura lidhur me ngjarjen, i cili më pas mori mostrat e lëngut për t’i analizuar, nëse ky ishte gjak njeriu. Pas kësaj, për "lotët" e Juzusit mësuan mediat lokale e pastaj edhe popullsia e atij vendi.
Rrugët për në kishë u mbushën nga qindra besimtarëve, të cilë qanin dhe luteshin.
Kisha të dielën ishte tepër e mbushur për shkak të pjesëmarrjes së besimtarëve.
Ati Gandur u soll me kujdes duke thënë se nuk kanë pretendime për ndonjë mashtrim.
'Diçka ka ndodhur këtu, përfundoi ai.
Kisha katolike është e kujdeshme në trajtimin e dëshmive të ashtuquajtura 'private" sepse deri më tani shumë gjëra të këtilla janë provuar të rreme..



