Një çift musliman dënohet se bëri seks në kishë

Gjykata në Uganda do të gjykojë një çift musliman, i cili bëri marrëdhënie seksuale në kishën në Entebbe, duke shkelur traditën e fesë së krishterë.

Abbasi Kigongo dhe Aisha Namazzi janë kapur dy ditë më parë në vepër duke bërë seks në altarin e Kishës Kigungu në kryeqytetin Kampala të Ugandës.

Në fakt, një besimtar i fesë katolike kishte shkuar në kishë kur kishte dëgjuar britma të çuditshme para altarit, dhe kur u ofrua kishte çka të shihte.

"Kryerja me vetëdije e marrëdhënieve seksuale në kishë është fyerje për fenë. Ishte e paligjshme " tha besimtari. Pala do të paraqitet në gjykatë më 22 qershor, dhe në qoftë se shpallen fajtorë mund të marrin një maksimum prej dy vjetësh burg.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: