Në Teksas, një milioner i panjohur në Itali sapo ka blerë një qytezë me një ndërtesë në Teksas për 3.8 milionë dollarë. Askush nuk jeton për momentin në qytezën prej 13 akrash me emrin Albert, rreth 60 milje në veri të San Antonios.
Qyteti ka edhe një holl kërcimi 85-vjeçar, një strehë traktorësh, një shtëpi me tri dhoma, plus një pjeshkë dhe një arrë amerikane. Por para se i zoti i qytetit, Bobby Cave të firmosë marrëveshjen përfundimtare, ai duhet të sigurohet se oferta është e ligjshme.
Çmimi fillestar ishte 2.5 milionë dollarë, por u rrit në 3.8 milionë dollarë. Bridgeville, në Kaliforninë veriore ishte qyteti i parë i shitur në “eBay”. 83 akrat u shitën dy herë në të njëjtin sait, në vitin 2002 dhe një vit më vonë.(TO)



