Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do të fitojë 12.7 milion dollarë në vit, duke i ofruar këshilla ekonomike presidentit autoritar të Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev. “Blair dhe Nazarbayev për vite me radhë janë njohur dhe kanë një respekt të ndërsjellë”, ka deklaruar përfaqësuesi për shtyp i qeverisë kazake, Nurlan Yerimbetov.
Nazarbayev ndodhet në krye të Kazakistanit qysh nga pavarësimi i këtij shteti më 1990, ndërsa organizata për mbrojtjen e të drejtave njerëzore shpesh e akuzojnë atë për shkeljen e të drejtave themelore dhe për përndjekjen e opozitës. Shumë analistë politikë në Kazakistan mendojnë se Nazarbayev e ka angazhuar Blairin në mënyrë që ta përfaqësojë në nivelin më të lartë regjimin e tij para qarqeve ndërkombëtare.