Google do skanojë rreth 1 milion libra të vjetra në Itali

Kompania e internetit Google do të skanojë rreth një milion libra të vjetra të bibliotekave kombëtare të Romës e Firencës, ndër tjera edhe punimet e astronomit Galilo Galilei.
 
Bëhet e ditur se ky do të jetë bashkëpunimi i parë i kompanisë Google dhe ministrisë italiane të kulturës.
 
Zyrtari i ministrisë Mario Resca ka thënë sot se me këtë projekt përgjithmonë do të ruhet përmbajtja e këtyre librave.
 
Sipas fjalëve të tij, në vërshimin i cili në vitin 1966 e ka kapluar Firencën janë zhdukur mijëra libra nga biblioteka e qytetit.
 
Digjitalizimi i librave të botuar para vitit 1868 do të ndihmojë në përhapjen e kulturës italiane në botë.
 
Thuhet se Google do të heqë edhe shpenzimet e skanimit.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: